Lionel Messi ëndërron Lautaro Martinez e Neymar, por për momentin duhet të kënaqet me Martin Braithwaite. Barcelona bëri të ditur se pagoi klauzolën e kontratës së sulmuesit danez të Leganes prej 18 milionë Euro. Edhe pse merkatoja është mbyllur, blerja e 28 vjecarit u bë e mundur pasi La Liga e lejoi Barcelonën të shfrytëzojë një klauzolë të rregullores së saj për të bërë blerje edhe me merkato të mbyllur duke parë dëmtimin e rëndë të Ousmane Dembele
Braithwaite firmosi me Barcelonë një kontratë që skadon në 30 qershor të 2024 dhe në të është përfshirë edhe një klauzolë e zgjidhjes së saj prej 300 milionë Euro.
Ndërkaq te Leganes nuk kanë mbetur të kënaqur me këtë lëvizje me klubin që ngriti zërin nëpërmjet Drejtorit të Përgjithshëm, Ortega.
‘Duam të ngremë zërin, na është bërë një dëm I madh gjatë sezonit-tha Ortega-nuk e kuptojmë rregullin që lejon një klub të bëjë blerje futbollistësh në mënyrë të njëanshme në rast dëmtimi të rëndë të një lojtari të tij. Do ta kuptonim nëse do të kishte një akord mes klubeve, por jo kështu. Nuk mbajmë mëri ndaj Barcelonës, I bëri gjërat në mënyrë korrekte me rregullat aktuale edhe pse ajo e shkarkoi problemin te ne, kemi apeluar. Braithwaite I urojmë më të mirat, ishte një zotëri I vërtetë dhe u soll në mënyrë profesionale’.
Sfidanti.al