Në Barcelonë, Rej Manaj ndjek në stadium skuadrën e tij të re

Rej Manaj ende nuk e ka bërë prezantimin e tij te Barcelona B, gjë që pritet të ndodhë përpara ndeshjes së radhës së skuadrës katalanase. Megjithatë kjo nuk e ka penguar sulmuesin e përfaqësueses shqiptare që të shkojë në shkallët e stadiumit  për të ndjekur ekipin e tij të ri në ndeshjen me Gimnastic të Tarragonës, sfidë të cilën Barcelona e humbi 1-0. Prania e tij në këtë ndeshje vërtetohet nga fotoja e kryer nga gazetari i RAC1, Gerard Romero

Rej Manaj, që të premten kreu vizitat mjekësore me Barcelona B, do të firmosë kontratën e tij me skuadrën blaugrana gjatë javës që vjen  dhe do të  vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Garcia Pimienta. Sipas asaj që publikoi ‘El Mundo Deportivo’ shkaku i shtyrjes së zyrtarizimit të kalimit të Manajt te Barcelona u bë një problem shëndetësor i futbollistit që nuk e lejoi atë të udhëtojë drejt Barcelonës për të mbyllur gjithcka dhe nuk ishte i pranishëm në sfidën e Tarragonës pasi nuk ishte bërë depozitimi i kontratës së tij

Ardhja e Rej Manajt te Barcelona B, detyron klubin që të nxjerrë në merkato Abel Ruiz i cili ka 2 opsione për të studiuar e për të vendosur për të ardhmen e tij e cila mund të vendoset në ditët e ardhshme.

sfidanti.al