Juventus, Demiral si Zaniolo; ka pësuar dëmtim në ligamente

Sfida e mbrëmjes të së dielës mes Romës dhe Juventusit solli lajme të këqija jo vetëm për verdhekuqtë që duhet të bëjnë pa Zaniolon deri në fund të sezonit, por edhe për bardhezinjtë. Merih Demiral, ashtu sikurse edhe talenti I Romës pësoi një dëmtim në gjurin e majtë dhe pas kryerjes së testeve diagnoza për të rezultoi të ishte e ngjashme me atë të Zaniolos, dëmtim në ligamente.

Është ky një problem I madh për Juventusin që është në pritje të kthimit të Kielinit pas operacionit të kryer nga ky I fundit në shtator të 2019 për shkak të një dëmtimi në ligamente. Në këtë pikë për Zonjën e Vjetër merr shumë rëndësi qëndrimi I Ruganit e sidomos rikuperimi  I De Ligt që në sfidën me Romën hyri në fushën e lojës në vend të Demiral duke bërë një lojë praktikisht pa gabime.

Por për Demiral nuk është në ankth vetëm Juventusit, edhe te Turqia shqetësimi është shumë I madh duke parë se Euro 2020 është vetëm 5 muaj larg.

Sfidanti.al