Manjini-Palmas, vendoset data e martesës; në muajin mars

Xhorxha Palmas dhe Filipo Manjini do të martohen në muajin mars. Cifti ishte I ftuar në programin ‘Verissimo’ të së shtunës ku konfirmuan edhe datën e ceremonisë së martesës mes tyre në një intervistë me drejtuesen e programit Silvia Toffanin.

Në këtë intervistë, Xhorxha Palmas tregoi edhe detajet e propozimit për martesë që ish notari ia bëri ditën e Krishtlindjes. ‘Ishim ulur në divan, të veshur me pizhama duke parë televizor kur në një moment ai I mblodhi të gjithë, mua, vajzën time dhe prindërit e mi jashtë banese-tregon Palmas-më mbylli sytë me shami dhe me makinë na coi në shtëpinë tonë të ardhshme. Kur hapa sytë dhe pashë ku ndodhesha nuk arrija të kuptoja asgjë. Mendova se ishte dhurata ime e Krishtlindjes. Isha  e lumtur dhe e prekur’.

Ndërsa Manjini, dukshëm I emocionuar, pranoi se kishte përgatitur gjithcka deri në detajet më të vogla për ta bërë atë mbrëmje të paharrueshme. ‘Doja të bëja këtë surprizë në shtëpinë tonë të re, ku do të shkojmë për të jetuar dhe ku doja të kisha këtë kujtim të parë-tregoi Manjini-e zbukurova shtëpinë  duke e përshtatur me atmosferën e krishtlindjes dhe në pemë vara fotot e familjes sonë’.

Me të ardhur momenti I duhur, kampioni olimpik gjeti kurajon për të bërë deklaratën e tij.

‘U ula në gjunjë dhe I kërkova Xhorxhas të martohemi-tha Manjini, ndërkohë që edhe ish velina nuk pati asnjë dyshim. ‘U ula edhe unë në gjunjë dhe I thashë ‘Po’-tha Palmas-ishte ndër fillimet më të bukur të jetës sime’. Xhorxha, që ka një vajzë, Sofian, mendon se Manjini është personi I duhur. ‘Filipo hyri në mënyrë të papritur në jetët tona dhe menjëherë u bë një person I domosdoshëm për ne-tha Xhorxha Palmas

Sfidanti.al