Skuadra që nuk fiton…ndërrohet! ‘Tradhëtia’ e një tifozi të Totenhemit bën xhiron e botës

Kur shkon në një ndeshje futbolli dëshiron që të fitojë vetëm skuadra jote e zemrës. Por nëse do që të jesh gjithnjë në anën e skuadrës fituese në momentin kur arbitri fërshëllen për të mbyllur ndeshjen, duhet të jesh I përgatitur sic ishte rasti I një tifozi që gjatë Totenhem-Celsi bëri një kryevepër të transformimit futbollistik.

Tabloidi britanik ‘The Sun’ publikoi disa foto të tifozit gjatë derbit londinez. Fillimisht ai shfaqet I veshur me fanelën me nr.7 të Hotspurs Heiung Min Son dhe deri këtu nuk ka asgjë për t’u cuditur, por më pas koranojugori u ndëshkua me karton të kuq për një faull ndaj Rudiger dhe Totenhemi në inferioritet numeric nuk arriti t’I kundërpërgjigjej Celsit që e kishte marrë avantazhin 2-0 me 2 gola të Uillian një rezultat që mbeti I tillë deri në fundin e sfidës dhe që nuk iu pëlqeu aspak tifozëve të Totenhemit përvec njërit që donte vërtet të ishte në anën e fituesit.

Ishte pikërisht tifozi që fillimish u shfaq krenar me fanelën e Son, por që më pas vendosi ta heqë për t’u shfaqur me një fanelë blu me nr.8 të Lampard. Imazhet nuk I shpëtuan The Sun që nuk ngurroi të publikojë fotot e tifozit ‘tradhëtar’ që më pas bënë xhiron e botës. Për më tepër as vetë skuadrave nuk u pëlqeu kjo gjë sepse ekipi nuk braktiset për një rezultat negative e për më tepër të bësh tifozllëk për një skuadër vetëm kur fitohet, kjo nuk I pëlqen askujt.

Sfidanti.al