Milani është në një moment delikat pas humbjes turpëruese 5-0 që pësoi mesditen e së dielës ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e fundit për 2019. Por kjo disfatë e rëndë nuk ishte e vetmja që tërboi tifozët e Milanit. Në fakt irritimi I tyre u shtua pas disa videove të publikuara në rrjetet sociale në orët e fundit dhe në njërën prej tyre protagonist është Rafael Leao që të dielën ishte titullar, që ishte në një diskotekë dhe po tymoste dhe pinte, por portugezi u justifikua duke thënë se bëhej fjalë për një video të vjetër.
Ndërsa në një tjetër kishte Davide Kalabria teksa këndonte një këngë të Ligabue në një restorant në provincën e Bergamos. Dy video që tifozët kuqezi nuk I pëlqyen aspak teksa kërkuan më shumë respekt e seriozitet në një moment kaq të vështirë dhe pas një humbje 5-0 të vështirë për t’u kapërdirë.
Kalabria në të vërtetë po festonte me miqtë e tij ditëlindjen, ka lindur në 6 dhjetor, por në 22 ishte vendosur që të bëhej festa, gjithsesi veprimi nuk u pëlqye aspak
Sfidanti.al