I kishte përdorur emrin pa autorizim, Maradona fiton gjyqin me D&G

Diego Armando Maradona shënon gol në gjykatë. Ish Pibe De Oro fitoi cështjen e tij kundër Dolce&Gabbanas të vitit 2017  për përdorim në mënyrë abusive të emrit dhe imazhit të tij. Shtëpia e njohur e modës u dënua pasi I dha një modeleje të veshë një fanelë të kaltër të ngjashme me atë të Napo;lit me numrin 10 dhe emrin e Maradonës gjatë një eventi në vitin 2016.

Sipas Gjykatës së Milanios, përdorimi I emrit të Diegos  nuk mund të përdoret nga persona të tretë pa autorizimin e këtij të fundit pasi do të përbënte  marrja e një avantazhi nga shfrytëzimi parazitar I famës së të tjerëve. Për këtë arsye, stilistët e njohur italianë u dënuan që të dëmshpërblejnë ish yllin e Napolit me një vlerë rreth 100 mijë Euro.

Sfidanti.al