Ndërsa Zlatan Ibrahimovic po mendon se cilën skuadër mes Milanit e Bolonjës duhet të zgjedhë për të vijuar karrierën, në Malmo nuk reshtin protestat e tifozëve të ekipit të këtij qyteti që kanë mbetur të zhgënjyer nga fakti që idhulli I tyre bleu aksione të klubit rival Hammarby.
Bashkia e qytetit që ndodhet në jug të Suedisë tashmë ka marrë mbi 550 kërkesa për të spostuar statujën e Ibrahimovic që për momentin është e vendosur përpara stadiumit. Sipas ligjit suedez duke qenë se është kaluar kuota e 100 kërkesave për këtë cështje, atëherë ajo do të duhet të diskutohet në Këshillin Bashkiak.
Pasi mësuan vendimin e Ibrës për të hyrë në bordin drejtues të Hammarby, tifozët e Malmos reaguan me forcë kundër 38 vjecarit dhe filluan të sulmonin statujën e tij përpara stadiumit, madje I vunë edhe flakën. Por jo vetëm kaq, një tifoz I Malmos nisi një fushatë për mbledhjen e një fondi prej 50 mijë eurosh për të ndërtuar statujën e Markus Rosenberg me një lartësi 10 cm më të madhe se ajo e Ibrahimovic dhe për ta vënë përkrah saj.
Sfidanti.al