RFEF mendon të vendosë statujë të Messit në Las Rozas

Lionel Messi duket se do të ketë statujën e tij  Las Rozas ku është edhe selia e Federatës Spanjolle të Futbollit. Është kjo ideja e hedhur nga institucioni më I lartë I futbollit iberik, një lajm ky që u bë I ditur në programin ‘Que t’hi jugues’. Sipas gazetarit Hoakin Maroto, Federata Spanjolle e Futbollit e ka miratuar tashjmë këtë ide të vendosjes së statujës së sulmuesit argjentinas të Barcelonës në vendin ku bëhet edhe grumbullimi I ‘La Rojas’.

Mësohet se statuja e Lionel Messit do të vendoset në Sallën Luis Aragones ku ndiodhen edhe statujat e legjendave të tjera të futbollit botëror; Pele, Maradona dhe Di Stefano. Ajo që mbetet për t’u vendosur në këtë pikë është se kur do të vendoset kjo statujë. Drejtuesit e Federatës ende nuk kanë vendosur nëse e gjithë kjo do të bëhet para apo pas tërheqjes së Lionel Messit nga futbollit, por sipas gazetarit Maroto, kjo pritet të ndodhë pasi Messi të jetë tërhequr nga futbolli sic ndodhi edhe në rastin e Pelesë, Di Stefanos dhe Maradonës.

Sfidanti.al