Mekgregor vs Serrone; sfida që lindi nga një koment në Tëitter

Në janar të 2019, Donald Serrone mundi me KO Aleksander Hernandez në UFC Bruklin. Tifozët ishin në kulmin e entuziazmit për sportistin veteran që po jetonte një rini të dyte. Mes atyre që mbushën rrjetet sociale me lëvdatat për Serronen spikaste Konor Mekgregor. ‘Për një duel si ky, Donald do të dyluftoja me ty. Urime-shkruante irlandezi në Tëitter.

Pas kësaj sic ndodh shpesh në këto raste, makineria filloi të viher në lëvizje, ndërkohë që ‘Coëboy’ vendosi të ulë euforinë. ‘Shpresoj që ky duel të bëhet, por nuk mund të kem iluzione. Ai dikton githcka-u përgjigj Serroneqë gjithsesi e di se me irlandezin gjithcka shkon me një tjetër ritëm

Dhe kështu ndodhi deri të enjten kur më në fund u zyrtarizua edhe zhvillimi I këtij dueli. Presidenti I UFC, Dana Uajt  konfirmoi gjithcka gjatë një interviste për ESPN teksa theksoi se Mekgregor firmosi kontratën dhe se Serrone ishte gati.

Dueli mes Mekgregor dhe Serrones do të zhvillohet në 18 janar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Sfidanti.al