Poçetino mëson gjermanishten, por Levandovski “sponsorizon” Flikun!

Vështirë të “qullosësh” gjë për të kuptuar se kush do të jetë trajneri i ri i Bajernit. Shumë kandidatura u dhanë, ndërsa Maurisio Poçetino po cilësohet tani më pranë se kurrë, sepse u largua nga Totenhemi. Jo vetëm kaq, por thuhet se trtajneri argjentinas ka kërkuar kohë deri në verë, pra jo që të marrë detyrën që tani, sepse duhet të zotërojë gjermanishten. Përtej, këtyre spekullimeve, në kompleksin stërvitore bavarez gjërat ecin ndryshe. Robert Levandovski nuk ngurron të vlerësojë lart trajnerin e përkohshëm, Hansi Flik.

“Hansi bëri një punë të madhe gjatë këtyre pak ditëve, duke na vendosur shumë mirë nga ana taktike, – tha sulmuesi polak, – lojtarët besuan verbërisht tek ai dhe tek fjalët e tij, ai na ka dhënë frymëmarrje të re të gjithëve, ai është i ndershëm dhe direkt”. Po Niko Kovaçi? “Ishin drejtuesit që morën vendimin, – tha Leva, – por, mund të them se me të thjesht “nuk ndezi”. Nuk e di përse”.

Sfidanti.al