Është zyrtare; Maradona lë pankinën e Himnasias

Zërat konfirmohen, Diego Armando Maradona nuk është më trajneri I Himnasia La Plata. Është presidenti I klubit argjentinas, Gabriel Pelegrino që e bëri të ditur lajmin në një intervistë për ‘Radio La Red’.

‘Maradona e la punën sot, nuk është më trajner I Himnasias-tha Pelegrino-aoi punonte për një skemë uniteti. Ai tha se ishte aty për të bashkuar, jo për të ndarë. Do t’I pëlqente që të vijonte punën këtu, por kërkon unitet dhe këtë nuk e pati’.

Pelegrino theksoi gjithashtu se bëri gjithcka mundi për të krijuar këtë unitet në mënyrë që Maradona të qëndronte në pankinë, por kundërshtarët e tij e refuzuan me forcë. Sipas të përditshmes argjentinase ‘La Nacion’, Maradona u komunikoi vendimin e tij futbollistëve në mbrëmjen e së hënës me këta të fundit që I kërkuan qëndrimin e tij në detyrë. Maradona u prezantua si trajner I Himnasias në 8 shtator dhe të pranishëm ishin 25 mijë tifozë që shpresuan se Himnasia me ardhjen e ‘El Pibe De Oros’ do të linte vendin e fundit të renditje. Por pas më pak se 3 muajsh, Diego u largua nga La Plata pa mundur ta nxjerrë skuadrën nga zona e rënies. Himnasia tani është në vendin e ttretë nga fundi I klasifikimit dhe në 8 ndeshjet e zhvilluara me Maradonën në stol regjistroi një bilanc me 3 fitore dhe 5 humbje.

Sfidanti.al