Edhe Shalke thërret Ibrën: Këtu në Gelsenkirshen nuk ka bejzboll

Që nga momenti kur Zlatan Ibrahimovic I tha lamtumirën Los Anxhelesit dhe MLS,  sigurisht sipas mënyrës së tij, zërat rreth së ardhmes së tij janë shumëfishuar duke bërë që të ndizet merkatoja e transferimeve teksa afron sesioni I janarit. Në Itali, janë tifozët e Milanit, Bolonjës e Napolit që ëndërrojnë ardhjen e sulmuesit suedez, por janë edhe shumë skuadra të tjera që janë gati ta presin krahëhaput Ibran kështu që ditër e fundit në rrjetet sociale ka nisur ‘gjuetia’ për 38 vjecarin nga ekipet e interesuara

E fundit që u përfshi në këtë ‘gjueti’ ishte Shalke 04. Klubi gjerman në profilin e tij në Facebook publikoi një fotomontazh të Ibrahimovic me fanelën blu të skuadrës duke I dhënë një mesazh lojtarit: ‘Mos ki merkak Zlatan, këtu në Gelsenkirshen nuk kemi bejzboll’.

Por nuk mbaron këtu, klubi I Bundesligës vendosi të shënjestrojë krenarinë e Ibrahimovic dhe tentoi ta sfidojë dhe hashtagu I zakonshëm #DareToZlatan shndërrohet në  #DareToSchalke që mund të përkthehet pak a shumë: Eja këtu nëse ke guxim

Një nismë kjo që ndezi menjëherë fantazinë e tifozëve gjermanë që ekujtojnë shumë mirë sesi një tjetër legjendë e futbollit botëror si Raul Gonzales përjetoi një rini të dytë në Gelsenkirshen

Sfidanti.al