Klop qesh me Edersonin: E pres në portën e Sitit, të dielën ndaj nesh!

Në ndeshjen e Championsit, ai u zëvendësua dhe u diskutua për një dëmtim. Ederson është portieri numër 1 i Mançester Sitit, por thuhet se është në dyshim për duelin e madh të së dielës në “Anfild” ndaj Liverpulit për Premier Ligën angleze. Gjithsesi, trajneri i të kuqve, Jurgen Klop, nuk e beson versionin “zyrtar” të Sitit, pra që gardiani brazilian rrezikon kryendeshjen.

“Pres 100 për qind që Ederson të jetë në portë ndaj nesh, – tha tekniku gjerman, – veprimi i Guardiolës m’u duk më shumë për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm, sesa ndonjë dëmtim i vërtetë”. Edersoni u zëvendësua në pushim të ndeshjes ndaj Atalantës në “San Siro”, dhe në vend të tij luajti Klaudio Bravo që mori karton të kuq, ndërsa dorezat në fund i veshi mbrojtësi Kajl Uolker. Trajneri i Sitit, Guardiola, deklaroi se nuk ishte në gjendje të thoshte shkallën e dëmtimit të portierit të tij.

Sfidanti.al