Nëse lexon emrat që dolën në fushë për këtë fanelë, nuk të duken nga ata që fitojnë Championsin. Trajneri Lysien Favre i besoi të tillëve si Byrki, Hakimi, Akanji, Humels, Shulc, Vicel, Vajgl, Sanço, Brant, Hazar e Gëce për të mundur Interin në “Signal Iduna Park”. Nuk janë yjet me shkëlqim si të Realit, Barçës, PSG-së, Sitit, Juventusit apo Liverpulit, por bënë gjënë e duhur.
Interi u mund dhe nuk arriti dot ta shembte “murin e verdhë” në “Signal Iduna Park”, por për djemtë e Favresë ka një tjetër “luftë finale”, është ajo e së shtunës në fushën e Bajernit. A do të munden kampionët ta rrëzojnë “murin e verdhë” në “Alianc Arena” në orën 18:30 të së shtunës? Nuk do të jetë e lehtë, pas largimit të Niko Kovaçit dhe drejtimit të ekipit nga Hans Flik. Gjithsesi, bavarezët mund të kenë më shumë shpresë sesa Interi, pikërisht sepse trajneri kroat nuk është më aty!
Sfidanti.al