Tragjedia ndodh sërish në pistën e Sepangut, 8 vjet pas vdekjes së marko Simoncelit. Aksidenti i ndodhur gjatë Idemitsu Asia Talent Cup rezultaoi fatal pasi i mori jetën talentit të ri indonezian Afridza Munandar. Ky i fundit u rrëzua gjatë xhiros së parë, në kthesën 10 të pistës dhe menjëherë iu dha ndihma nga mjekët e cirkuitit dhe më pas duke parë edhe gjendjen e tij, u dërgua në spitalin e Kuala Lumpur me helikopter.
Pavarësisht përpjekjeve të personelit mjerkësor si në cirkutit ashtu edhe të atij në spital, 20 vjecari nuk ia doli dot të mbijetonte dhe ndërroi jetë vetëm pak caste pas pësimit të aksidentit
FIM, Dorna Sports dhe i gjithë personeli i Idemitsu Asia Talent Cup shprehën ngushëllimet e tyre më të ndjera për familjen, miqtë dhe të gjithë personat e dashur të pilotit të ri indonezian. Më pas të gjithë kolegët e Munandar vendosën me unanimitet që të zhvillojnë garën 2 të kompeticonit që do të zhvillohet të dielën për t’i bërë homazh pilotit të ri që u nda nga jeta në mënyrë tragjike
sfidanti.al