Teksasi, shtëpia e Futbollit Amerikan I drejtohet basketbollit

Në Teksas, futbolli amerikan nuk është thjesht një sport, por I ngjan më shumë një besimi. Kjo disiplinë sportive duket si një takim që nuk duhet humbur që nga ndeshjet e kolegjeve. Dallas Coëboys, skuadra më popullore në SHBA së bashku me atë të bejzbollit New York Yankees janë në krye të divizioneve të tyre në kampionatet respektive dhe me Dallasin që poi kërkon një vend për në fazën e playoffit në NFL, ashtu sikurse edhe Houston Texans , por këta të fundit janë në ndjekje të Indianapolis

Por në Texas duket se edhe basketbolli po fiton gjithnjë e më shumë pikë. Në fakt në NBA janë 3 skuadra nga ky shtet që janë në rritje e sipër. Houstonmi është ajo që spikat më shumë sidomos në garën për titullin. Prania e Xhejms Harden dhe Rasëll Uestbruk në këtë ekip, I ka bërë tifozët që rë ëndërrojnë, ose të paktën të argëtohen sic e tregojnë edhe 159 pikët e shënuara në ndeshjen kundër Uashingtonit.

Coëboys jane dhe do të mbeten padronët eDallasit, por nuk duhen nënvlerësuar dy basketbollistët e rinj evropianë që mund të krijojnë një dinasti; Luka Doncic e Kristaps Porzingis që I kanë të gjitha mundësitë që të përsërisin suksesin e Dirk Novickit në 2011, ndërkohë që në NFL, herën e fundit që Dallasi fitoi Super Boël ka qenë në 1996; gara është e hapur, kush do të dhurojë I pari një festë në qytet?

Në San Antonio nuk ka skuadër të NFL dhe mbretëron vetëm San Antonio Spurs që pas 5 titujve të fituar, është në një fasë rikonstruksioni. Pas 3 fitoreve të para në këtë sezon të ri në NBA, për Spurs erdhi disfata e parë kundër Los Angeles Clippers të Leonard që është një njohje e vjetër e San Antonios. Objektivi është kalimi në playoff. Duket e vështirë për të bërë më shumë, por është e mjaftueshme për të mbajtur ndezur flakën e një  qyteti që jeton me basketbollin.

Sfidanti.al