Mark Bartra dhe Meliza Himenez bëhen përsëri prindër, pasi në orët e fundit erdhi në jetë fëmija i tyre i tretë, lajm që u konfirmua nga vetë futbollisti i Betisit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke publikuar foton e bebes në orët e para të jetës së tij.
Cifti Bartra-Himenez është ndër më mediatikët në Spanjë, për vetë historinë që ata kanë teksa ata janë njohur kur futbollisti ishte ende pjesë e barcelonës, ndërsa gazetarja mbulonte garat e MotoGP për një prej televizioneve private spanjolle. Që nga ai momenti ata nuk kanë humbur asnjë rast për të shfaqur ndjenjat e tyre në rrjetet sociale
Fëmija i tretë i ciftit Bartra-Himenez është një djalë që ata e kanë quajtur Maks dhe sipas futbollistit lindja shkoi shumë mirë teksa Melisa solli në jetë anëtarin e pestë të familjes, për më tepër, vogëlushi Maks është djali i djalë pas dy vajzave të ciftit, Gala dhe Abril, dy ‘princeshat’ e mbrojtësit të Real Betis.
sfidanti.al