Cështja Majorga; ADN e Ronaldos, në një nga provat e hetimeve?

Hapet një kapitull I ri në cështjen Majorga ku Kristiano Ronaldo akuzohet për përdhunimin e ish mësueses në një hotel në Las Vegas në vitin 2009. U duk se e gjithë kjo histori u mbyll teksa përpara pak kohësh policia e Las Vegasit e arkivoi këtë cështje, por së fundmi dolën në dritë të reja të tjera që janë vërtet shqetësuese për sulmuesin e Juventusit.

Lajmet e fundit flasin për praninë mes provave të gjurmëve të ADN dhe që I korrespondon pikërisht Kristiano Ronaldo, dicka që publikohet te tabloidi britanik ‘The Sun’ që mesa duket ka siguruar një sërë emailesh të shkëmbyera mes policisë dhe Prokurorisë që ishte ngarkuar me hetimin e kësaj cështjeje.

Sipas denoncimit të bërë nga majorga, Ronaldo e përdhunoi atë në Las Vegas pasi u larguan nga një festë private të portugezit ku ai I kërkoi që ajo ta puthte dhe ta prekte në pjesët intime. Në të dhënat e reja zbulohet se Ronaldo ka pranuar te avokatët e tij se Majorga e refuzoi dhe se I kërkoi që të ndalonte.

Vetë viktima tregoi versionin e ngjarjeve për ‘Der Spiegel’ me futbollistin që kreu agresion seksual ndaj saj për t’I kërkuar më pas ndjesë. Gjatë këtijn viti emri I futbollistit doli sërish në hetimet e kësaj cështjeje pasi avokatët e tij pranuan se lojtari arriti një marrëveshje me Majorgën për më shumë se 300 mijë Euro duke shtuar se kjo nuk do të thoshte se Ronaldo pranonte fajin

Pak kohë më parë, Ronaldo theu heshtjen për këtë histori duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuzat ndaj tij duke shtuar se dënonte cdo lloj dhune. Edhe përfaqësuesit e lojtarit theksuan se Ronaldo ka qenë gjithnjë I qetë përballë të gjitha informacioneve  dhe hetimeve, por kjo provë e fundit që doli në dritë duket se nuk do të jetë e lehtë për t’u kaluar.

Sfidanti.al