Neymar nuk ngre kokë; 352 ditë jashtë fushave që pas kalimit te PSG

Nejmar nuk gjen paqe me dëmtimet. Sulmuesi Brazilian pasditen e së dielës pësoi një dëmtim në thembrën e majtë në miqësoren që ‘Seleçao’ zhvilloi me Nigerinë dhe do të jetë I detyruar që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 4 javë.

Ai I së dielës është dëmtimi I 15 I futbollistit 27 vjecar që nga momenti I transferimit të tij te Paris Sën Zhermenit në verën e vitit 2017 edhe pse kjo ndodhi në një ndeshje të përfaqësueses braziliane. Dëmtimi I parë I Nejmar me skuadrën pariziene ndodhi vetëm 1 muaj pas kalimit të tij në kryeqytetin francez. Nuk ishte një dëmtim I rëndë, por ish futbollisti I Barcelonës qëndroi 5 ditë jashtë fushave duke humbur 1 ndeshje të Ligue 1. Që nga ai moment, braziliani ka regjistruar 322 ditë pa aktivitet që përkthehet në 352 nëse shtophet edhe 1 muaji I këtij dëmtimi me brazilianin që ka akumuluar deri në këtë moment 51 ndeshje pa luajtur

Një nga motivet që shqetësonin më shumë Barcelonën për të blerë Nejmarin në verën e këtij viti ishte pikerisht përsëritja e dëmtimeve të 27 vjecarit dhe për një futbollist që bëhet kaq shpesh viktimë e dëmtimeve është dicka normale që një klub të ketë dyshimet e tij duke ditur se do të derdhë një shumë të madhe në arkat e klubit të cilit lojtari I përket.

Por më e keqja është se gjatë këtyre 2 viteve te Paris Sën Zhermeni, Nejmari ka mundur të luajë vetëm 1 ndeshje në fazën finale të Ligës së Kampionebe dhe Paris Sën Zhermeni e bleu atë pikërisht për të fituar këtë kompeticion.

Sfidanti.al