Franca, Deshamps shfryn: Jemi kampionë bote por kjo nuk do të thotë se duhet të fitojmë lehtë

Franca arriti të marrë një fitore aspak të lehtë ndaj Islandës në kualifikueset e Euro 2020 dhe trajneri Didier Deshamps vendosi të shfryjë kundër atyre që nuk u shfaqën shumë të kënaqur me këtë rezultat.

‘Nuk ishte aspak e lehtë-tha Deshamps-kishim mundësitë për të shënuar edhe golin e dytë, por nuk ia dolëm dot. Ishte një ndeshje e fortë, por morëm një fitore me vlera-mendoin se për të tjerët është e lehtë që të luajnë ndeshjet e tyre? Jemi kampionë bote, por kjo nuk do të thotë se cdo ndeshje duhet të zgjidhet menjëherë në favorin tonë. Asnjëherë nuk arrihet me lehtësi te fitorja, krijuam 6 raste të pastra, por konkretizuam vetëm 1. Kështu që unë jam I kënaqur me kaq’.

Sfidanti.al