Paulo Dibala ka probleme me vjehrren, mamaja e Orianës: E urrej!

Paulo Dibala po jeton një moment magjik. Të dielën ai shënoi në derbin e Italisë ndaj Interit, ndërsa në jetën private, lidhja e tij me Oriana Sabatinin që është mbesa e ish tenistes Gabriela Sabatini, po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Por në këtë pikë, juventini duhet të bëjë llogaritë me nënën e këngëtares, Katrin Fulop.

‘E urrej Dibalën-tha ajo në një intervistë në një program radiofonik arrgjentinas- ajo që nuk I fal Paulos është që më mori vajzën në Evropë/. Unë I them që e urrej, ai më përgjigjet që po kujdeset për të. Së fundmi festuan edhe përvjetorin e parë të lidhjes së tyre dhe unë në fillim doja të vrisja veten. Pati një moment që nuk e pashë Orianënpër 4 muaj, ishte një fazë që rëndoi shumë’.

Më pas nëna e Orianës, komentoi edhe një video muzikore të vajzës së saj ku 23 vjecarja shfaqej teksa puthej me një vajzë tjetër.

‘Më pëlqeu që e pashë Orianën të puthte një femër tjetër-shtoi nëna e këngëtares-nuk mbeta aspak e shokuar. Më pëlqen që ajo është e lirë dhe ndjen se mund të bëjë cdogjë. Ajo cfarë thashë për videon ishte: ‘Sa të bukura janë, ëoë’.

Sfidanti.al