Gjermania, Lëv grumbullon Amirin, por nuk I ka numrin! Lojtari merr në telefon trajnerin

Vite më parë një spot I njohur publicitar recitonte thënien: ‘Një telefonatë të zgjat jetën’. Në rastin e Nadim Amirit një telefonatë ndoshta nuk I zgjati jetën, por karrierën, kjo për faktin se futbollisti I talentuar I Bajer Leverkusen për herë të parë grumbullohet nga Joakim Lëv në Kombëtaren A të Gjermanisë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020.

Problemi në grumbullimin e tij ishte se Joakim Lëv nuk e kishte numrin e tij, kështu që futbollisti, ashtu sic e konfirmon vetë ai, u detyrua të marrë vetë në telefon trajnerin e 4 herë kampionëve të botës. Rasti I Amirit, rezulton të jetë një nga grumbullimet më të pazakonta dhe jo vetëm për kombëtaren gjermane.

Joakim Lëv kishte mbetur I impresionuar nga paraqitjet e Amirit me Leverkusenin dhe vendosi t’I jepte një mundësi me kombëtaren e madhe të Gjermanisë, por nga e thëna në të bërë më mes ishte një problem teknologjik; trajneri nuk kishte numrin e telefonit të futbollistit.

Është vetë Amiri ai që tregon këtë histori të këndshme për grumbullimin e tij të parë te Gjermania. ‘Më thanë që të merrja në telefon trajnerin e kombëtares sepse ai nuk e kishte numrin tim dhe që nga ai moment fillova të shpresoj-tregon Amiri-e mora në telefon pas stërvitjes të së enjtes dhe më tha se isha në kombëtaren e Gjermanisë, një ëndërr e bërë realitet’.

I lindur në vitin 1996 dhe I formuar te Hoffenhajmi, Amiri është me origjinë afgane dhe vetëm këtë vit u transferua te Bajer Leverkuseni.

Sfidanti.al