Derbi Kaunti, aksidentohen 3 lojtarë; mbyllet sezoni për kapitenin Keof

Derbi Kaunti përballet me një situatë të komplikuar ku po mbretëron pasiguria. Në mbrëmjen e së martës, 3 futbollistë të kësaj skuadre u përfshinë në një aksident rrugor dhe mes tyre ishte edhe kapiteni Ricard Keof, që pësoi dëmtime në gju të cilat ishin kaq të rënda saqë e detyrojnë atë të mbyllë parakohe sezonin. Bashkë me të ishin edhe Tom Lorens e Mejzon Benet me këta të fundit që u akuzuan për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Klubi është tërbuar pas kësaj ngjarjeje dhe e dënoi ashpër nëpërmjet një komunikate zyrtare duke deklaruar se fajtorët do të dënohen.

‘Futbollistët kishin dalë për një darkë të programuar me stafin dhe skuadën dhe një grup I vogël lojtarësh vijuan të konsumonin alkol deri në orët e vona të darkës-lexohet në komunikatën e Derbi Kauntit-ata duhet të kishin ditur kur duhet të ndalonin, por injoruan edhe mundësinë që të dërgoheshin në sshtëpitë e tyre nga makinat e vëna në dispozicion nga ana e klubit. Futbollistët e përfshirë do të bëhen objekt I një hetimi të fortë të brendshëm në aspektin e kodit të sjelljes dhe të procedurave disiplinore të klubit. Do ta paguajnë shtrenjtë veprimin e tyre, por do t’I mbështesimin në rehabilitimin për rikthimin në skuadër’.

Sfidanti.al