Trajneri Pivarnik  tregon “bamirësinë” me Ergys Kaçen dhe përjashtimin

Trajneri Roman Pivarnik ka zbuluar për mediat çeke arsyen e përjashtimit të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe

Ai ka thënë se, Kaçe nuk kishte përmbushur pritshmeritë, edhe pse i është dhënë rasti në ndeshjet kampionatit dhe në Europa League.

“E kam aktivizuar shumë herë titullar, por nuk ka bërë asgjë, që nga ai moment fillova të dyshoj nëse ja vlente të qëndronte ende në ekip apo duhet ta largoja. Nuk mora vendim drastik, pasi i dhashë dhe një mundësi për të luajtur me të rinjtë, por as aty ai nuk tregoi ato që vlera që ai ka realisht si lojtar”, tha Pivarnik për Isport.blesk.cz.

“Vendimin përfundimtar e mora pasi ai u largua nga ekipi i të rinjve dhe nuk u kthye më. Mediat çeke ishin ato që më njoftuan për këtë veprim, kur unë ende nuk e kisha vendosur të çështjen e tij”.

Aktualisht mesfushori i kombëtares po stërvitet tek PAOK-u, ku pritet të shihet nëse do të qëndrojë tek skuadra që aktualisht zotëron kartonin e lojtarit ose do të transferohet në një ekip tjetër.