Uatfordi te dielën kishte një tifoze më shumë në ndeshjen me Arsenalin në Premier Leaguen angleze. Bëhet fjalë për Mia Kalifën ish aktoren libaneze e filmave për të rritur, e cila ishte në stadium duke festuar golin e parë të Hornets duke hedhur mbi vete birrë. Mia Kalifa në të vërtet është një tifoze e Uest Hemit, që është një klub londinez ashtu sikurse dhe Arsenali.
Dhe kjo është arsyeja e festës së saj për golat e Uatfordit në barazimin 2-2 në këtë përballje me Topcinjtë. ‘Duhet të jem e sinqertë-tha Mia kalifa në një postim të saj në Instagram-mbështes cdo skuadër që luan kundër Arsenalit’.
Sfidanti.al