Policia italiane vë në shënjestër tifozerinë ultras të Juventusit teksa arrestoi të 12 lideret e këtyre grupimeve me akuzën e përfshirjes në organizatë kriminale, shantazh, riciklim parash dhe dhunë private. Hetimet e Prokurorisë së Torinos nisën pas një denoncimi të bërë nga vetë klubi juventin për kërcënimet dhe shantazhet e marra pas vendimit të marrë për heqjen e disa privilegjeve që iu jepeshin grupimeve të tifozëve ultras
Nga këta persiona, 6 janë në burg, 4 janë në arrest shtëpie ndërsa dy të tjerë kanë detyrimin që të mos dalin jashtë Italisë. Por jo vetëm kaq, 25 persona të tjerë janë denoncuar për dhunë private
‘Ajo e grupimit ‘drughi’ ishrte një organizatë e tipit ushtarak-tha Prokurorja Patricia Kaoputo-këta persona e kanë kthyer dhunën në një stil jete. Tifozllëku është thjesht një pretekst. As prania e fëmijëve nuk I ndalonte’.
Sipas organeve hetuese liderët e grupimeve ultras të Juventusit shpërndanin në mënyrë të paligjshme biletat e ndeshjeve të Juventusit për të hyrë në stadium duke krijuar edhe një kapilar strategjie kriminale për të kërcënuar klubin bardhezi. Gjatë hetimeve u zbuluan prova të forta kundër tyre që kishin inatin për heqjen e privilegjeve nga ana e kampionëve të Italisë.
Sfidanti.al