Klajsters I shastis të gjithë: Do kthehem të luaj në 2020

Në moshën 36 vjecare dhe 7 vjet pas tërheqjes së saj në 2012, Kim Klajsters shokon botën e tenisit me surprizën e saj duke konfirmuar rikthuimin në fushat e lojës vitin e ardhshëm. Vetë tenistja bëri të ditur gjithcka në një intervistë për ËTA.

‘Mendoj se për mua e gjithë kjo është më shumë se një sfidë-tha Kim Klajsters, ish numri 1 I botës-kam miq që duan të vrapojnë në maratonën e Nju Jorkut përpara se të mbushin 50 vjec, ndërsa unë, që dua akoma të luaj tenis, ëndërrojqë të hyj sërish në skenat e mëdha të këtij sporti’

Pas dy tërhqejeve në 2007 dhe 2012, 3 fëmijëve dhe një karrierë si mama me kohë të plotë, fituesja e 4 titujve Grand Slam ka vendosur që të masë sërish forcat në fushat e tenisit e ndërgjegjshme për të panjohurat që e shoqërojnë këtë vendim surprizë të saj.

‘Dashuria për sportin ëshyë padyshim më e gjallë se kurrë-vijoi Klajster-por pyetja që I bëra vetes ishte: a jam në gjendje që të shfaq lojën time në një nivel të përshtatshëm për të konkuruar me më të mirat? Nuk ndjej detyrimin për të treguar për asgjë, dua vetëm të sfidoj veten dhe të jem sërish e fortë’

Sfidanti.al