Mund të ndodhë edhe një disiplinë të tillë, dhe krejt pa dashje. Rrethi Çiklistik i Spanjës, apo Vuelta, mund të njihet për lidhjet e saj me dopingun ashtu si shumë gara të tjera, në sporte të tjerë, por jo në mënyrën sesi bëri bujë tani. Ndërsa kamerat e helikopterëve filmonin itinerarin e etapës, për transmetim direkt, por edhe për analiza të hollësishme në emisione të mëpasshme, papritur njëra prej tyre zbuloi diçka tjetër.
Në tarracat e ndërtesave të qytetit Igualada u filmuan plantacione të vegjël të marihuanës. Policia menjëherë nxorri lajmërim në faqen e saj në Tuiter, dhe ndërmori aksionin për sekuestrimin e 40 bimëve që u gjetën në tarraca. Deri tani nuk ka të arrestuar, por hetimi vazhdon.
Vuelta e Spanjës vazhdoi normalisht, ndërsa në krye ndodhet çiklisti slloven, Primozh Rogliç, që fitoi edhe etapën individuale me kronometër. Gara spanjolle e çiklizmit, e treta më e madhe në botë pas Turit të Francës e Xhiros së Italisë, përfundon në 15 shtator në Madrid, pas 21 etapave.
Sfidanti.al