Në Angli ka nisur një lëvizje e fortë kundër racizmit që është shfaqur shpesh kohët e fundit ku protagonistë u bënë Pol Pogba, Abraham e shumë futbollistë të tjerë të cilët janë bërë objekte fyerjesh në rrjetet sociale. Kjo ka bërë që autoritetet të përdorin grushtin e hekurt sic ndodhi në rastin e publikuar te ‘Evening Standard’. sipas kësaj të përditshmeje, një person u dënua me 6 javë burg pasi në mënyrë të përsëritur lëshoi fjalë fyese në Tëitter për Mohamed Salah.
Kjo histori nisi disa javë më parë kur media britanike publikoi lajmin e arrstimit të 32 vjecarit Geri Hajland nga Mersejsajd që një chat të tifozëve të Liverpulit në 6 gusht u tall me Salah për ritin e tij të faljes në fund të pjesës së parë për të postuar më pas një fotomontazh ku shfaqej e gjithë skuadra e Klop të bënte të njëjtën gjë.
Më pas Hajland iu përgjigj protestave të tifozëve të Liverpulit me një tjetër fotomontazh; atë të Salah të veshur me një xhup eksploziv duke shtuar fyerje të tjera ndaj futbollistit dhe komunitetit mysliman. Por dikush e humbi durimin dhe i coi postimet e Hajland në polici që pas dy ditësh e arrestoi dhe tani erdhi vendimi, 6 javë burg me një dënim të mbetur pezull për 12 muaj, periudhë në të cilën do të verifikohet edhe sjellja e 32 vjecarit.
sfidanti.al