Në bejzboll regjistrohen 12 minutat më të kota të sezonit. Kansas City Royals u detyruan të kthehen në Boston për të përfunduar ndeshjen e nisur në 7 gusht për Major League Baseball kundër Red Sox, ndeshje që u ndërpre për shkak të reshjeve dhe ky rikthim ishte krejtësisht për t’u harruar. për Boston Red Sox mjaftuan 7 hedhje për të mbyllur takimin falë lojës së Brok Holt. Vlen të theksohet se të dyja skuadrat mbetën jashtë zonës së playoffit.
Royals që kërkuan të prisnin mbylljen e kampionatit për të zhvilluar takimin e ndërprere, u detyruan të lënë hotelin e tyre në Baltimore mbrëmjen e së mërkurës pas humbjes së sfidës me Orioles për të udhëtuar drejt Bostonit duke pushuar për disa orë. Më pas kjo skuadër iu drejtua Fenëay Park për të rifilluar ndeshjen e nisur 2 javë më parë, për t’u gjunjëzuar shumë shpejt nga Red Sox dhe për të marrë një tjetër avion, këtë radhë në drejtim të Cleveland ku do të përballen me Indians
Nuk ndodhte që nga viti 1968 që Red Sox riluanin një ndeshje të ndërprerë kaq kohë përpara. në atë kohë ishte Hoks Harrelson ai që vendosi në fitoren e Bostonit 5-1 ndaj California Angels. Këtë radhë i takoi Holt që t’i japë fitoren Red Sox.
Ballpark më i vjetër i SHBA u hap falas për publikun nën 18 vjec, ndërkohë që të rriturit paguan vetëm 5 Dollarë. Përvec kësaj u shitën hotdog, pije dhe akullore me cmimin simbolik 1 Dollar dhe të ardhurat kaluan për bamirësi në llogari të Jimmy Fund, një shoqëri që është e lidhur me Institutin Dana Farber që është përfshirë në luftën kundër kancerit të fëmijëve
Rezultati ishte: mbi 20 mijë persona të pranishëm në shkallët e stadiumit për të parë vetëm…12 minuta ndeshje bejzbolli
sfidanti.al