Pohim shokues: Te Roma në stërvitje çdokushi bënte atë që donte?!

Rik Krasdrop nuk do ta mbajë mend për të mirë aventurën e tij te Roma. Ky mbrojtës i majtë qëështë huazuar te Fejenordi deri në qershor 2020, pa e mbajtur fare gjuhën, kritikoi atmosferën në klubin roman.

“Në Trigorie (qendra stërvitore) shumë shpesh të linin vetëm. Disa lojtarë ende shëtisnin nëpër fushë për qejf të vet edhe pas fillimittë stërvitjes, ndërkohë që ca të tjerë lahesin nga dy orë në pishinë. Ndodhte që gjatë stërvitjeve askush nuk fliste, as shpjegonte dhe as pyeste, secili bëne atë që donte. Kur isha atje, te Roma, unë me të vërteta, u habita sesi kishtë mundësi që të ndodhte kështu. Çfarë atmosfere ishte kjo”, i deklaroi futbollisti i mësipërm gazetës holandeze “Vostbal Internacional”, duke shtuar se mezi priti që të ikte që andej.

Në fakt, fjalët që tha Krasdropi, janë pak si të rënda, sepse atij po i afrohet koha e huazimit te Fejenordi dhe do t’i duhet të kthehet në Romë.

Sfidanti.al