Ç’kini djallosur Ozil dhe Kolashinac  , ziheni me mafian e Londrës?

Arsenali do të luajë të dielën në raundin e parë të Premier Ligës kundër Njukasllit në fushën e këtij të fundit, ndërkohë që trajneri Unai Emeri nuk ka përfshirë në ekip dy lojtarë të rëndësishëm të tij, Sead Kolashinac dhe Mesut Ozil.

Arsyeja e mospërfshirjes së këtyre dy futbollistëve në ekip është një përplasje e tyre e fundit me Mafian e Londrës, kur Kolashinaci dhe Ozili para dy javësh u sumuan nga dy veta me thikë, por duke qenë se futbollisti boshnjak iu kundërvu atyre, të dy banditët morën arratinë.

Emeri vendosi që t’i mbajë në distancë njëfarë kohe të dy lojtarët e mësipërm, duke qenë se këta të fundit tani mund të shihen me “sy të keq” nga mafia londineze, ndërkohë që të dy futbollistët kanë pajtuar sigurim privat rreth shtëpive të tyre. Policia po i kërkon banditët, por deri tani pa sukses.

Sfidanti.al