Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, e pranoi, më në fund, se situata lidhur me Hames Rodriguezin përbën një problem për “mbretërorët”. Ky lojtar i përfaqësueses së Kolumbisë që, më 2014, u shpërngul në “Santiago Bernabe”, pasi, për të, u pagua 80 milionë euro, ka pasur pak minutazh në lojën e këtij klubi madridas, duke mos arritur që të luajë në formacionin e parë të Realit. Në ndeshjen “El Klasiko” me Barcelonën, Zidane përsëri e injoroi Hames Rodriguezin, duke futur në lojë lojtarët e rinj, Asensio dhe Diaz.
Në një konferencë shtypi, para ndeshjes së Ligës së Kampioneve, me Borusian e Dortmundit, Zidane e pranoi, përfundimisht, se situata lidhur me Hames Rodriguezin përbën problem. I pyetur, nëse situata e krijuar lidhur me këtë lojtar do të thotë se ai mund shitet në muajin janar të vitit të ardhshëm, Zidane u përgjigj: “Vetkuptohet që, kur dikush nuk siguron minutazhin e duhur, ai do të kërkojë që të largohet. Siqoqoftë, ky futbollist i Realit të Madridit është i rëndësishëm për mua. Ai dëshiron që të luajë më shumë, por, gjatë këtyre kohëve të fundit, ai nuk po arrin që të sigurojë minutazhin e duhur, por mua më duhet i gjithë ekipi, prandaj, ai është i rëndësishëm për mua”, thotë Zidane.
Sfidanti.al