Fort Uiliam me siguri që është klubi më i keq në Britani, por, megjithatë, ai arriti t’i gëzoi tifozët e vet, duke shënuar fitoren e parë mbas plot 840 ditësh.
“Agjerimit” të gjatë iu dha fund në një ndeshje të Kupës së Skocisë, në të cilën Fort Uiliami mundi 5-2 Nairn Kauntrin. Ishin vetë lojtarët që u gëzuan më shumë për fitoren e arritur dhe që shkruajtën në uebsajtin zyrtar të klubit të tyre në Twitter:
“Ndodhi diçka e jashtëzakonshme, ne fituam”!.
Fort Uiliami sezonin e kaluar e mbylli pa asnjë fitore dhe me një golavarazh negativ minus 221! Që të arrinte fitoren, ky klub skocez priti plot katër sezone.
Sfidanti.al