Sampdoria në duart e Xhanluka Vialit; Ferrero ia shet 110 milionë Euro

Duket se aventurës së Masimo Ferreros në krye të klubit të Sampdorias i erdhi fundi. Sipas asaj që publikohet nga ‘Secolo XIX’, klubi xhenovez po kalon në duart e kompanisë ‘CalcioInvest LLC’ që zotërohet nga një emër i njohur i futbollit italian, Xhanluka Viali.

Vendimtare në këtë pikë duket se rezultoi ndërhyrja e Edoardo Garrone që me dhënien e rreth 10 milionë Eurove arriti të zhbllokojë tratativave. Me pak fjalë Sampdoria do të shitet për 85 milionë Euro, ndërkohë që 30 milionë Euro të tjerë janë borxhet e klubit që sigurisht do të shlyhen nga kompania që do ta blejë atë.

Masimo Ferrero e mori në dorëzim drejtimin e Sampdorias në vitin 2014 dhe pas 5 vitesh e lë postin e e tij edhe pse zyrtarizimi i largimit të tij pritet të bëhet pas disa javësh. Duke marrë parasysh edhe cështjet burokratike të ndryshimit të pronësisë së Sampdorias, pritet që transaksioni të mbyllet pas rreth një muaji.

sfidanti.al