Zyrtare: Palermo “hidhet” në Serinë D!

Federata italiane e futbollit e hodhi poshtë edhe apelin e fundit të Palermos dhe ky klub sicilian tani do të shpërngulet në Serinë D, ku do ta fillojë “historinë” e saj të re nga zeroja me pronar të ri.Fubollistët e këtij klubi, në bazë të rregullave ekzistuese, mund të largohen kudogjetkë që ta shohin të arsyeshme pa asnjë kompensim financiar, pra do të kenë statusin e lojtarëve të lirë.

Klubi i Palermos u dënua sa më sipër, për shkak të manipulimeve dhe shpërdorimeve financiare të ish-pronarit të këtij klubi sicilian Mauricio Xamparini.

Sfidanti.al