Një tinejxher hungarez thyen rekordin botëror të Felpsit!

Notari 19-vjeçar hungarez, Krishtof Milak, theu rekordin botëror të notarit legjendar amerikan, Majkëll Felps, në disiplinën 200 m flutur në kapionatim botëror të notit që po zhvillohet në Guangju të Koresë së Jugut.

Tinejxheri hungarez i përshkoi 200 m flutur me kohën 1 minutë  50,73 sekonda, ndërkohë që rekordi i Felpsit që ky i fundit e kishte vendosur më 2009, ishte 1 minutë, 51,51 sekonda.

Se për çfarë talenti të madh bëhet fjalë, mjafton të përmendim faktin se hungarezi Milak është tinejxheri i parë që bëhet rekordmen bote që nga koha e Majkëll Felpsit që fitoi dhe theu rekordin botëror në 200 m flutur, kur ishte 18 vjeç.

Sfidanti.al