Vetëm disa orë mbasi Barcelona dhe futbollisti i lartpërmendur njoftuan ndërprerjen e bashëkpunimit të ndërsjellë, Çavi Simons nënshkroi kontratë me PSG-në deri në 2022. Në fakt, këtij futbollisti të talentuar 16-vjeçar holandez, të cilit shumëkush i paralajmëron një të ardhme të madhe, Barcelona ishte gati që t’i jepte 200 000 euro në javë, por në skenë doli agjenti i tij, “kontrapedali” Mino Rajola, që e refuzoi ofertën e klubit katalonjas, duke nënshkruar menjëherë kontratë me PSG-në.
Madje, Barcelona i kishte bërë gati Simonsit edhe bonuset që ai do të merrte, ndërsa ishte caktuar që ai të luante me Barcelonën B, por, megjithatë, Rajola i hodhi poshtë të gjitha ofertat, e “mori prej dore” Simonsin, e hipi në avion dhe e çoi në Francë!
Simonsi u prezantua me uniformën e “të shenjtëve”, të cilën ai do ta mbajë të veshur deri më 2022, ndërkohë që transferimi i tij befasues e thelloi edhe më shumë “armiqësinë” mes Barcelonës dhe PSZH-së.
Sfidanti.al