Iker Kasijas do të jetë në stafin teknik të Portos teksa rekuperohet nga infarkti i pësua në 1 maj. Ai do të jetë një urë lidhëse mes futbollistëve e trajnerëve e bordit drejtues, por nuk përjashtohen edhe detyra të tjera për të në të ardhmen. është vetë klubi luzitan që ka shpjeguar gjithcka nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter
Ndërkaq, vetë Kasijas e pranon që kjo është dicka e re për të, por që ai do të bëjë më të mirën e tij të mundshme. ‘Do të bëj dicka ndryshe nga ajo që kam bërë zakonisht-tha Kasijas-do të vendos një raport mes skuadrës dhe klubit. Trajneri foli me mua sezonin e kaluar kur kaloi gjithcka dhe më tha se dëshironte që unë të qëndroja te Porto, pranë lojtarëve e parnë të rinjve pasi do të bëhen disa ndryshime. Do të bëj gjithcka mundem që të ndihmoj shokët e mi’.
sfidanti.al