Real Madrid, 1 minutë heshtje për vëllanë e ndjerë të Zidanit

Arsyeja kishte qenë e fortë për Zinedin Zidanin që u largua nga grumbullimi i madrilenëve në Kanada. Trajneri i Realit, në krah të së shoqes, u kthye në Europë ku mori pjesë në ceremoninë e vdekjes së vëllait të tij, Faridit, që u shua në moshën 54-vjeçare. i diagnostikuar me kancer, ai nuk mundi të mbijetonte, ndërsa përpara seancës stërvitore në Montreal, skuadra “merenges” mbajti një minutë heshtje në nderim të trajnerit të saj, dhe vëllait të tij.

Zidani mori leje një ditë më parë, dhe po ashtu edhe djali i tij, Luka Zidan u lejua nga klubi i tij i ri, Rasing Santander, pasi ata morën mesazhin se Faridi ishte në gjendje kritike. Burime brenda Madridit tregojnë se Zidani ka leje të mungojë aq sa të dëshirojë, sepse klubi ka ndërmend ta respektojë deri në fund, por vetë trajneri ka deklaruar se do të kthehet për një javë. Ndoshta, edhe familja e tij, me origjinë nga Algjeria, mund të ketë traditën e “të shtatave” për të nderuar të vdekurin.

Sfidanti.al