Sfida e përjetshme mes Rio De Zhaneiros dhe Sao Paulos në Brazil është spostuar prej pak kohësh në botën e Formula 1. Sipas presidentit të vendit amerikanolatin Zhair Bolsonaro ka 99% shanse që gara e këtij kampionati të spostohet nga Sao Paulo në Rio në sezonin e vitit 2021
‘Nuk do ta humbasim Formula 1-tha Bolsonaro-kontrata e Sao paulos skadon në vitin tjetër dhe është vendosur që ky kampionat të kthehet në Rio de Zhaneiro’
Në lidhje me këtë cështje foli edhe presidenti i F1, Cejs Keri.
‘Jemi përqendruat në kërkimet për opsioni më të mirë për të gjithë në 2021-tha Keri-kam thënë që cdo garë të jetë si një Super Boël. Duam që t’i bëjmë garat tona shumë tërheqëse për qytetin dhe duam një vend që të kapë vërtet imagjinatën e botës’.
sfidanti.al