Italia Olimpike feston; Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2026 do të zhvillohen në vendin e Apenineve pasi kandidatura e Milano-Kortinës fitoi garën për mbajtjen e evenimentit më të rëndësishëm të sporteve dimërorëe.
Kandidatura italiane mundi në këtë garë atë të stokholmit e Ares nga Suedia. Ajo e vitit 2026 do të jetë hera e katërt që Italia do të presë Lojërat Olimpike. Italia ka pritur Lojërat Olimpike Dimërore të viteve 1956 dhe 2006 në Kortina dhe Torino, ndërsa në 1960 në Romë janë organizuar Lojërat Olimpike Verore.
Kandidatura e Italisë në këtë garë të vuajtur pati lobimin e Komitetit Italiam, forcave politike, por edhe të federatave sportive për të triumfuar në fund teksa panë presidentin e IOC, Tomas Bah të shqiptonte emrin e Milano-Kortinës si fituesen për Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen pas 7 vitesh
sfidanti.al