Kolumbia humbet shërbimin e David Ospinës.Portieri kërkoi leje për të lënë grumbullimin e kombëtares në Copa America për t’u kthyer në Medelin dhe trajneri Kejroz ia dha lejen menjëherë edhe pse më një lloj keqardhjeje. Arsyeja e largimit të Ospinës nga kombëtarja ishte gjendja shëndetësore e babait të tij që në orët e fundit ishte rënduar ndjeshëm.
Vendimi u komunikua nga Federata Kolumbiane e futbollit nëpërmjet një deklarate zyrtare ku theksohej se mungesa e Ospinës është e përkohshme. Kjo do të thotë se David Ospina do të mungojë në ndeshjen e fundit të Grupit B me Paraguajin me Kolumbinë që e ka siguruar pjesëmarrjen në cerekfinale të Copa America, më pas do të shihet se cfarë do të ndodhë.
Ndërkaq, Karlos Keiroz do të duhet të marrë një vendim për portierin që do të luajë në vendin e Ospinës dhe do t’i duhet të zgjedhë mes Kamilo Vargas dhe Alvaro Montero
sfidanti.al