Kush janë padronët e klubeve më të pasur në botë? E zbulon prestigjiozja ‘Forbes’

Tashmë është bërë një zakon përpilimi i klasifikimeve të tilla si sportisti apo futbollisti më i pasur, apo këngëtari e aktori më i pasur. Por ka edhe përpilim të renditjes për pronarët e klubeve sportive me më shumë të ardhura në botë dhe dicka të tillë e ka bërë prestigjiozja ‘Forbes’. Sipas kësaj reviste në krye të listës së këtij klasifikimi të vecantë qëndron Carlos Slim, pronari i Real Oviedo. Manjati Meksikan që është në botën e telekomunikacionit rezulton se ka një pasuri prej 59.2 miliardë Dollarë.

Në vendin e dytë gjendet pronari i Ren dhe njëkohësisht i një grupi kompanish të markave të luksit, Fransua Henri Pino’ me një pasuri prej 31.7 miliardë Dollarë. Podiumin e plotëson pronari i Mancester Sitit, Mansur Bin Zaid Al Nahjan me 23 miliardë Dollarë. Në këtë rast, Forbes nuk ka marrë parasysh vëllain e Al Nahjan.

Klasifikimi vijon me pronarin e New York Red Bull, Salzburg dhe Red Bull Brasil, Diter Mateshitz me një pasuri prej 18.9 miliardë Dollarë. Në vendin e pestë në renditjen e pronarëve të klubeve më të pasur të botës qëndron presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli me 15.9 miliardë Dollarë. Pas Anjelit pozicionohen Roman Abramovic pronari i Celsit, Filip Anshutz pronari i Los Anxheles Galaksi, Stenli Krënke i Arsenalit, Zhang Jindong i Interit, Dimitri Ribovlev i Monakos dhe Naser Al Kelaifi, pronari i Paris Sën Zhermenit.

sfidanti.al