Volejbollistet zhvishen për Serinë A, ç’do bëjnë për Championsin?!

Nuk u kursyen aspak në dhomën e tyre të zhveshjes.  E pra, me të vërtetë quhet dhomë e zhveshjes, dhe vajzat kampione të Italisë në volejboll ishin në të drejtën e tyre, që të dilnin në fotografi siç i kishte bërë nëna. Natyrisht, me pjesën intime të mbuluara me atë gjë për të cilën luftuan, pra me trofeun e titullit kampion të Serisë A1.

Kjo ishte mënyra, ndoshta jo krejt origjinale, që femrat e Imoko Volejt të Konelianos gjetën për t’u gëzuar për suksesin e madh të radhës. Që nga kroatja Samanta Fabris, tek holandezja Robin de Krujf, amerikania Kimberli Hill apo italiania me origjinë afrikane Miliam Sila, për të mos vazhduar me të tjerat.

Imoko Volej e Konilianos triumfoi në finalen e plej ofit ndaj Igor Gorgonxolës (Gorgonzola) së Novarës pas tri fitoreve në tri ndeshje, 3-0, 3-0 e 3-2. Në radhët e skuadrës nënkampione ishte edhe volejbollistja e kombëtares shqiptare, Erblira Bici, e cila luajti pak. Tashmë këto dy skuadra do ta zhvendosin sfidën në finalen e Championsit të femrave, që do ta diskutojnë së bashku në 18 maj.

Sfidanti.al