Celsi dhe kompania amerikane e veshjeve sportive Nike prezantuan fanelën e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Padyshim që ngjyra e kësaj fanele do të jetë ajo blu, por në të bien në sy edhe disa detaje të Stamford Bridge si për t’i bërë një homazh këtij stadiumi. I pari që e veshi këtë fanelë ishte pikërisht Eden Hazard i cili është prej kohësh në qendër të zërave të merkatos që e shohin atë gjithnjë e më pranë kalimit te Reali i Madridit.
‘Kemi shumë kujtime të lidhura me Stamford Bridge; t’i bësh homazh stadiumit tonë me fanelën e re është dicka natyrale-deklaroi futbollisti belg i Bluve të Londrës, Eden Hazard.
sfidanti.al