Futbolli francez bën historinë, për herë të parë një arbitre femër gjykoi një ndeshje të kategorisë më të lartë të futbollit transalpin. Bëhet fjalë për Stefani Frapart e cila u caktua nga Federata Franceze e Futbollit për të gjykuar ndeshjen e së dielës mes Amiens dhe Strasburgut.
Frapart në të vërtetë prej vitit 2014 gjykon ndeshje futbolli, por deri këtë të diel, ajo arbitronte në Divizionin e dytë. Ndërkaq ajo do të jetë në klasën arbitrare në Botërorin e Futbollit për Femra që do të zhvillohet këtë vit në Francë.
Në të njëjtën kohë, Stefani Frapart bëhet arbitrja e dytë në Evropë që gjykon ndeshje futbollit të kategorisë më të lartë në ligat kontinentale. përpara saj këtë rol e ka kryer Bibiana Shtajnhaus në Bundesligën gjermane kur arbitroi sfidën mes Hertës së Berlinit dhe Verder Bremen në vitin 2017.
sfidanti.al