Vozniacki martohet; fton miket e saj në festën e lamtumirës së beqarisë

Pas përfundimit të turneve të Indian Uellsit dhe Miamit, tenis i fe,mrave është në një fazë pauze deri në fillimin e evenimenteve të rëndësishëm në fushat me dhe që kulmojnë me turneun e dytë Grand Slam të vitit , Roland Garros. Tenistet kanë përfituar nga ky rast për t’u relaksuar dhe argëtuar.

Është ky rasti i Karolin Vozniacki që këtë fundjavë organizoi festën e saj të lamtumirës së beqarisë përpara se të lidhë kurorë me basketbollistin David Lee gjatë muajve të kësaj vere. Tenistja ftoi miket e saj në Bahamas për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Mes të ftuarave spikaste prania e Serena Uilliams dhe e dashura e Pau Gasol, Ket Mekdonell që dhanë maksimumin e tyre në këtë festë.
Por jo vetëm kaq, vajzat festuan edhe në plazh dhe në pishinën e një hotelo luksoz ku ato ishin akomoduar me Vozniackin që u shfaq e veshur me bikini të bardha dhe me vellon e nuses në kokë teksa merrte rreze dielli në Karaibe.

Karolin Vozniacki dhe David Li u fejuan në nëntor të 2017, ditë të cilën tenistja e përkufizoi në rrjetet sociale si më të lumturën e jetës së saj. Vlen të kujtohes se Vozniacki në 2014 ishte shumë pranë martesës me golfistin Rori Mekilroi, por ky i fundit i dha fund fejesës me të pasi ishin shpërndarë edhe ftesat e dasmës.

sfidanti.al