Barxali thotë mjaft: Në fund të sezonit lë futbollin

Për Andrea Barxalin ka ardhur koha që të varë këpucët në gozhdë. Mbrojtësi i Juventusit deklaroi tërheqjen nga futbolli i luajtur në fundin e sezonit në një intervistë të dhënë pas ndeshjes me SPAL.

‘Në qershor e lë futbollin-tha Barxali-po nis një rrugëtim tjetër për të kuptuar se cfarë do të bëj. Gjithcka në botën e futbollit më tërheq. Do të bëj vlerësimet më të mira. Duhet të kuptoj se cfarë duhet të bëj dhe nëse do të di ta bëj. E kurorëzova ëndrrën time të fëmijërisë me shumë entuziazëm, duhet të jej dicka të ngjashme. Nuk do të bëj opinionistin, jeni ca si shumë…’

Barxali theksoi se dëmtimet e pësuara e ndihmuan në marrjen e vendimit për të lënë futbollin e luajtur.

‘Jam menduar shumë gjatë këtij viti-vijoi Barxali-kur je futbollist e ke të vështirë të mendosh atë cfarë do të bësh më pas, por për shkak të dëmtimeve pata kohën për të vendosur dhe mora vendimin që të tërhiqem nga fushat e lojës në muajin qershor’.

sfidanti.al